Kosova

Kurti takon Abazoviqin në Shkup

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në margjina të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga revista “The Economist” është takuar me zëvendëskryeministrin e Malit të zi, Dritan Abazoviq.

Agjendat e reformave që po kalojnë të dy shtetet dhe angazhimi drejt anëtarësimit në BE dhe luftën ndaj korrupsionit ishin tema që u diskutuan mes tyre.

“Pas diskutimeve panel në Samitin e Ballkanit Perendimor nga The Economist në Shkup u takova me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic. Ne diskutuam agjendat tona të reformës dhe angazhimin tonë të palëkundur për integrimin në BE, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.”, njoftoi Kurti në llogarinë e tij në Twitter, përcjell Albinfo.ch.