Lajme

Kush kryeson me vaksinimet në botë, ku ndodhet Zvicra

Shtetet në të gjithë botën po garojnë për të vaksinuar popullsinë e tyre. Por disa vende po përparojnë më mirë se të tjerët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë nga vendi i 18-të në atë të 40-të. Shkalla e vaksinimit në SHBA aktualisht është në një nivel të ulët prej 54,44%.

Lista e mëposhtme tregon përqindjen e popullsisë që ka vaksinuar çdo vend, bazuar në të dhënat nga Universiteti Johns Hopkins. Përkrah popullsisë është edhe numri i popullsisë totale të secilit vend, shkruan Monitor, përcjell albinfo.ch. 

Megjithëse normat më të larta të vaksinimit në botë nuk dominohen më nga vendet e vogla. Kina, për shembull, ka vaksinuar mbi 69% të popullsisë së saj prej 1.4 miliardë banorësh, shumë më tepër se SHBA-ja, e cila ka një popullsi prej vetëm 328 milionë banorësh. 

Por vendet më të vogla gjithashtu kanë përparuar, përfshirë Singaporin, një vend me një popullsi prej 5.7 milion banorësh, i cili gjatë dy muajve të fundit ka performuar mirë në procesin e vaksinimit, duke shkuar nga vendi i 21-të, në vendin e tretë në botë me shkallën më të lartë të vaksinimit. 

Singapori tani ka vaksinuar mbi 79% të popullsisë dhe po hap sërish ekonominë. 

Listën e kryeson Malta, e cila ka vaksinuar 82.82 për qind të popullsisë. 

Lista 

Malta – 82.82%, popullsia: 502.000 

Emiratet e Bashkuara Arabe – 79.97%, popullsia: 9.7 milionë 

Singapori – 79.10%, popullsia: 5.7 milionë 

Portugalia – 78.85%, popullsia: 10.2 milionë 

Katari – 78.33%, popullsia: 2.8 milionë 

Spanja – 74.50%, popullsia: 46.9 milionë 

Danimarka – 73.73%, popullsia: 5.8 milionë 

Islanda – 73.63%, popullsia: 357.000 

Kili – 73.36%, popullsia: 18.9 milionë 

Uruguai – 73.30%, popullsia: 3.4 milionë 

Ishujt Seychelles – 72.63%, popullsia: 97,000 

Belgjika – 71.73%, popullsia: 11.4 milionë 

Irlanda – 71.02%, popullsia: 4.9 milionë 

San Marino – 70.85%, popullsia: 34,000 

Kina – 69.38%, popullsia: 1.4 miliardë 

Kanadaja – 69.17%, popullsia: 37.5 milionë 

Bahrejni – 66.82%, popullsia: 1.6 milionë 

Mbretëria e Bashkuar – 65.68%, popullsia: 66.6 milionë 

Mongolia – 65.51%, popullsia: 3.2 milionë 

Norvegjia – 64.15%, popullsia: 5.3 milionë 

Italia – 63.83%, popullsia: 60.3 milionë 

Franca – 62.94%, popullsia: 67 milionë 

Hollanda – 62.68%, popullsia: 17.2 milionë 

Butani – 62.63%, popullsia: 763,000 

Gjermania – 62.02%, popullsia: 83 milionë 

Izraeli – 61.18%, popullsia: 9 milionë 

Mauritius – 60.31%, popullsia: 1.2 milion 

Austria – 59.68%, popullsia: 8.8 milionë 

Suedia – 59.62%, popullsia: 10.2 milionë 

Maldivet – 59.33%, popullsia: 531,000 

Monako – 58.54%, popullsia: 39,000 

Luksemburgu – 58.08%, popullsia: 614,000 

Kamboxhia – 57.28%, popullsia: 16.5 milionë 

Hungaria – 56.72%, popullsia: 9.7 milionë 

Finlanda – 56.34%, popullsia: 5.5 milionë 

Lituania – 56.26%, popullsia: 2.8 milionë 

Ekuadori – 55.10%, popullsia: 17.4 milionë 

Çekia – 54.74%, popullsia: 10.6 milionë 

Greqia – 54.54%, popullsia: 10.6 milionë 

Shtetet e Bashkuara – 54.44%, popullsia: 328 milionë 

Lihtenshtejni – 54.28%, popullsia: 38.000 

Andorra – 54.23%, popullsia: 77,000 

Malajzia – 53.29%, popullsia: 31.9 milionë 

Zvicra – 52.76%, popullsia: 8.5 milionë 

Polonia – 50.29%, popullsia: 37.9 milionë 

​​Japonia – 49.96%, popullsia: 126.3 milionë 

Arabia Saudite – 48.51%, popullsia: 34.2 milionë 

Turqia – 48.13%, popullsia: 82 milionë 

Sri Lanka – 47.73%, popullsia: 21.8 milionë 

El Salvadori – 47.64%, popullsia: 6.4 milionë 

Pandemia nuk do të përfundojë derisa çdo vend të arrijë normat e vaksinimit si vendet në krye të kësaj liste. Por tani për tani, kjo po duket gjithnjë e më e vështirë në një kohë kur në vende si SHBA-ja, vaksinimi kundër Covid-19 është kthyer në një çështje politike midis të majtëve dhe të djathtëve. 

Siç thekson New York Times në një artikull, SHBA tani renditet ndër nivelet më të ulëta të vaksinimit për vendet e pasura. Disa vende të pasura si Australia janë ende duke luftuar, me vetëm 33.79% të popullsisë së saj të vaksinuar, por kjo është një rritje nga 12.18% në fund të korrikut. Japonia është një vend tjetër i pasur që ka luftuar me përhapjen e vaksinave, aktualisht renditet nën Shtetet e Bashkuara me vetëm 49.96% të popullsisë të vaksinuar plotësisht.