Bota
Kush mbron azilkërkuesit, do të dënohet
Parlamenti hungarez ka miratuar një ligj që kriminalizon avokatët dhe aktivistët që ndihmojnë azilkërkuesit
Kushdo që ndihmon emigracionin e paligjshëm do të përballet me një vit burg. Qeveria e Viktor Orban, e ka quajtur legjislacionin si ‘ligji Stop soros’, duke iu referuar filantropistit miliarder që e akuzon se mbështet emigrantët myslimanë.
Votimi në Budapest ndodhi disa orë pasi një numër liderësh të BE ranë dakord të zhvillonin bisedime për rishikimin e rregullave të azilit. Hungaria thotë se emigracioni kërcënon sigurinë kombëtare, por qëndrimi i saj i ashpër dhe ligji i ri, janë përballur me kritika të shumta ndërkombëtare, raporton “TCH”.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, i kërkoi zyrtarëve hungarezë të rrëzojnë ligjin dhe ekspertë ligjorë nga Këshilli i Evropës apeluan që votimi të shtyhet deri sa të rishikoheshin masat. Ndërsa një raport i Komisionit të Venecias, nënvizon se legjislacioni hungarez kriminalizon edhe aktivitete që nuk janë drejtpërdrejt të lidhura me materializimin e emigracionit të paligjshëm, përcjell albinfo.ch.
Ligji i ri, amendon tetë ligjet ekzistuese dhe prezanton një krim të ri, atë të lehtësimit të emigracionit të paligjshëm. Sipas ligjit të ri, kushdo mund të burgoset nëse punon për ose me organizata jo qeveritare që janë të angazhuara në ndihmë të azilkërkuesve.
Masat po ashtu forcojnë edhe rregullat e azilit në mënyrë që askush të mos përpiqet të hyjë në Hungari nga një vend i tretë ku ata nuk janë të kërcënuar nga përndjekja duke pretenduar mbrojtje. Madje deputetët hungarezë miratuan një amendim të kushtetutës që deklaron se popullata të huaja nuk mund të vendosen në Hungari, duke e bërë kështu të jashtëligjshme përpjekjen e komisionit evropian për të sistemuar azilkërkuesit nga Italia dhe Greqia në shtete të tjera të BE.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











