Shqipëria
Kush po vaksinohet me Pfizer-in në Shqipëri?
Nuk është e padëgjuar legjenda urbane se “Pfizer-i u bëhet personave nga një kategori e përzgjedhur”
“Duke qenë se e njoh mjeken e familjes, kisha nevojë që familjarët e mi të vaksinoheshin me Pfizer. Dhe kështu u bë!”
Kjo është dëshmia e një qytetareje nga Tirana, e cila tregon se si të dy prindërit e saj janë vaksinuar me vaksinën anti-COVID nga prodhuesi amerikan Pfizer, në mënyrë të përzgjedhur.
Albanian Post ka kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë, për të marrë më shumë informacion mbi sa vaksina Pfizer bëhen në ditë, duke qenë se mijëra doza të tilla mbërrijnë çdo javë në Shqipëri.
“Patjetër që bëhen çdo ditë, por në raportimet ditore vjen vetëm totali dhe nuk kemi një ndarje”, ishte përgjigjja e Ministrisë, përcjell Albinfo.ch.
Ndër të tjera, theksohet se “lloji i vaksinës përcaktohet nga mjeku i familjes”. Pra, tashmë në lojë hyn ky i fundit.
Doktoresha Vera Lekaj, e cila operon në Qendrën Shëndetësore nr.8 në Tiranë, tregon se si funksionon ndarja e llojit të vaksinës për qytetarët.
Sipas saj, të gjitha vaksinat vihen në dispozicion dhe është një zgjedhje e lirë e pacientit.
Ajo sqaron se pjesa e përdorimit të vaksinës Pfizer-it ka pasur një iter të ndryshëm, pasi është rekomanduar të përdoret për disa grupe rrezikshmërie.
“Pfizer është përdorur te pacientët e lidhur me diagnoza të rënda, tumorale, transplante ose probleme te imunitetit”, thotë doktoresha.
Kjo, sipas saj, bëhet pasi ka studime që thonë se kjo është vaksina që mund të përdoret në këto raste.
Lekaj thekson se nga qytetarët nuk ka pasur një dëshirë të veçantë për një vaksinë specifike, por më shumë kanë shfaqur shqetësimin e variantit të ri, i cili mund të jetë më infektues.
Pse Pfizer?
Menjëherë pasi vaksina Pfizer COVID-19 u autorizua në dhjetor të 2020-ës, studiuesit në Izrael zbuluan se një dozë e vetme ishte shumë efektive pasi uli shkallën e infeksionit deri në 85%.
Ky zbulim i botës reale ishte në përputhje me një analizë të të dhënave të provave klinike të Pfizer-it, të raportuara në vitin 2020 në revistën mjekësore “New England”.
Por ajo çka mbetet më e rëndësishme për ata që kanë zgjedhur të bëjnë vaksinën Pfizer në rrugë jo tërësisht “të rregullt” është njohja saj nga ndërkombëtarët dhe mundësia e udhëtimit.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit











