Kosova
Kushtetuesja mund t’i përgjigjet Haradinajt tek pas një muaji
Pritet të vonohet përgjigjja e Kushtetueses
Për rreth tri javë Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk po arrin t’i kthejë përgjigje kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinajt, i cili ka kërkuar interpretim të aktit të dorëheqjes së tij dhe definimin e kompetencave e të funksionimit të Qeverisë pas këtij akti
Megjithatë Kushtetuesja mund të mos i përgjigjet Haradinajt edhe për një muaj. Zyrtarë të Gjykatës Kushtetuese i kanë thënë “Zërit” se janë duke e shqyrtuar kërkesën e Haradinajt, por për çështje të tilla nuk mund të përgjigjen pa kaluar së paku një muaj e gjysmë.
“Kjo lëndë tashmë është duke u proceduar nga Gjykata. Për sa i përket afatit kohor për shqyrtimin e kësaj lënde, Gjykata nuk ka ndonjë afat të caktuar për vendimmarrje. Megjithatë, duke u bazuar në praktikat e deritanishme me kërkesat institucionale, që ngërthenin në vete situata më urgjente, koha minimale për vendimmarrjen e Gjykatës sillet nga një muaj e gjysmë e deri në dy muaj”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Kjo për arsye se, siç thonë në Kushtetuese, janë një sërë veprimesh procedurale që Gjykata tani duhet t’i ndërmarrë si para shqyrtimit e po ashtu edhe pas shqyrtimit të lëndës, të cilat zbatohen me rigorozitet në çdo kërkesë të parashtruar përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













