Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë miraton “pakon anti-shpifje” të Edi Ramës

Është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë ‘paketa anti-shpifje’, e cila ka shkaktuar shumë debate ditët e fundit mes gazetarëve dhe mazhorancës socialiste.

82 deputetë dhanë votën e tyre për paketën, për të cilën kryeministri Edi Rama thotë se do të luftojë lajmet e rreme dhe shpifjet në median online, ndërsa gazetarët e konsiderojnë kapje dhe kontroll mbi median, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.