Futboll

Ky është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit duket se ka bërë zgjedhjen e saj, pas një periudhe gati njëmujore kërkimesh, sa i përket kreut të bankinës së përfaqësueses shqiptare në futboll.

Ai do të jetë Edy Reja, ndërkohë që prezantimi pritet të bëhet në ditët në vijim, shkruajnë mediat shqiptare.

Trajneri italian, me një eksperiencë të gjatë drejtimi ekipesh në Serie A, do të pasojë kështu bashkëkombasin e tij, Christian Panucci, i cili u shkarkua pas humbjes me Turqinë në Shkodër, përcjell albinfo.ch.

Reja ka qenë trajner i Napolit, Lazios, Atalanta dhe disa skuadrave tjera italiane dhe ka përvojë të gjatë në drejtim e skuadrave.

Ndeshja debutuese do të jetë kundër Islandës në qershor, derisa më pas e pret Moldavinë në ndeshjen e parë në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Edy Reja