Kosova
Kjo rregull në Austri mund t’ ju kushtojë me gjobë deri në 5000 euro
Klubi austriak i automoto ÖAMTC dhe Shërbimi Austriak i Shërbimeve Rrugore ARBÖ paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve motorike se nga data 1 nëntor në Austri, sipas rregullave në fuqi, makinat në trafik duhet të kenë të vendosura goma dimërore në rrota, përcjell albinfo.ch.
Ligji parasheh pajisje të detyrueshme dimërore nga 1 nëntori i këtij viti deri më 1 prill të vitit pasardhës.
Gomat e duhura të dimrit duhet të kenë një nga këto shenja: M&S ose M/S; M+S ose MS.
Për ata që nuk respektojnë vendimin e detyrueshëm për gomat e dimrit, ligji ka parashikuar dënime jashtëzakonisht të rënda për shoferët.
Policia rrugore austriake mund të shqiptojë gjoba deri në 5000 euro për pronarët e veturave, të cilët në periudhën nga 1 nëntori deri më 15 prill nuk kanë goma dimërore në rrota kur lëvizin në rrugët austriake.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












