Lajme
Shteti që do të aplikojë gjoba për të pavaksinuarit mbi 60 vjeç
Nga kjo e hënë në Greqi hyn në fuqi vendimi që të gjithë personat e pavaksinuar mbi 60 vjeç do të gjobiten me nga 100 euro çdo muaj.
Fillimisht gjoba për janarin do të jetë 50 euro, si një mënyrë për të rritur nivelet e vaksinimit dhe për të lehtësuar presionin mbi sistemin e kujdesit shëndetësor.
Të dhënat zyrtare bëjnë me dije se 90 për qind e njerëzve mbi 60 vjeç janë vaksinuar ose kanë rezervuar një takim vaksinimi.
Nga ky vendim i ndëshkimit pritet të preken rreth 300.000 njerëz.
Punonjësit shëndetësorë që nuk kanë marrë një dozë kundër Covid-19 janë pezulluar dhe përballen me mundësinë e shkarkimit nëse nuk respektojnë rregullat e vaksinimit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













