Ukraina
Ky shtet kundërshton planin e BE-së për më shumë fonde për Ukrainën
Hungaria kundërshton planin e Komisionit Evropian për t’i dhënë më shumë para Ukrainës dhe Budapesti nuk është i gatshëm të kontribuojë me para shtesë për të financuar kostot e menaxhimit të borxheve të BE-së, tha kryeministri Viktor Orban për radion shtetërore më 30 qershor.
Orban, që foli në margjinat e samitit të BE-së në Bruksel, tha se ishte një kërkesë “qesharake” nga Komisioni që kërkoi që Hungaria të kontribuojë me para shtesë, kur Budapesti së bashku me Poloninë nuk kanë marrë fonde nga Fondi i Rimëkëmbjes së BE-së për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me sundimin e ligjit.
BE-ja do t’i japë Ukrainës një pako të ndihmës prej 50 miliardë eurosh për periudhën 2024-2027, ka njoftuar blloku më 20 qershor. Ky vendim vjen pas rishikimit të buxhetit të përbashkët të BE-së për periudhën 2021-2027, që është shpenzuar për pandeminë COVID-19, për luftën në Ukrainë dhe krizën e energjisë. Inflacioni i lartë dhe normat e larta të interesit kanë dyfishuar gjithashtu shpenzimet e shërbimeve./Reuters
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












