Kuriozitete
Për lindje të çdo fëmije, shpërblimi 10 mijë euro

Për të zgjidhur problemin e rënies së popullsisë, një komunë e vogël në Finlandë ndërmori një hap të madh. Do të paguajë qytetarët e saj për çdo fëmijë.
Lestijarvi është një komunë e vogël rurale në Finlandë, e cila si shumë zona të tjera po përballet me zvogëlimin e popullsisë.
Ajo është 574 km katrorë dhe ka marrë emrin nga liqeni. Komuna muajin e kaluar numëronte 725 banorë dhe është komuna e dytë më e vogël në Finlandë
“Gjithmonë i kemi kushtuar vëmendje lindjeve dhe kur mësuam se kishte vetëm një lindje vitin e kaluar u shqetësuam. Me pakësimin e fëmijëve, nuk do të kemi më shkolla, kopshte”, thotë kryetari i bashkisë, Esko Ahonen, përcjell albinfo.ch.
Rreth 60 familje morën 10 mijë euro për 10 vjet. Duket shumë bujare, por janë masa të domosdoshme.
“Nëse familja zhvendoset, apo fëmijët largohen qoftë dhe përkohësisht, pagesa ndërpritet edhe nëse kthehen paratë nuk merren më. Kjo ka nxitur familjet që të qëndrojnë në Lestijarvi dhe të jetojnë këtu”, thotë kryebashkiaku Esko Ahonen, për BBC.
Gjashtë vjet më vonë kjo masë ka dhënë frytet e veta
Tani në parashkollorë janë 12 fëmijë, dhe është klasa më me shumë fëmijë. Të kësaj klase janë fëmijët që kanë lindur në vitin kur nisi aplikimi i pagesës për çdo fëmijë.
Kryetari i bashkisë pranon se ka pasur shumë kritika për nismën, por është mundësia më e mirë për të nxitur lindshmërinë dhe shtimin e banorëve të komunës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Çka premtojnë partitë në Kosovë për mërgatën? Të dielën e nëntë shkurti qytetarët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjet parlamentare. Të drejtë...
-
Votimi jashtë Kosovës: Votimi me postë, votimi në përfaqësi diplomatike dhe informacione të tjera
-
Ku mund të votoni në Berlin?
-
Kjo është adresa ku mund të votoni nesër në Vjenë
-
Nesër mund të votoni në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesit e qumështit duan të negociojnë çmimin e një litri në të paktën 1 frang Prodhuesit e qumështit njoftuan të enjten në Cyrih krijimin e një shoqate për një çmim të...
-
Më shumë se 100 ujqër u qëlluan në Zvicër vitin e kaluar
-
Nestlé mbron ujin e saj mineral pas skandalit
-
Ku në Zvicër keni më shumë gjasa të prekeni nga gripi këtë dimër?
-
A do të bëhet tregu i pronave në Austri më miqësor ndaj blerësve tani?