Kosova
Lajçak sot pasdite takon Vuçiqin në Beograd
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, sot pasdite në Beograd do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takim i aranzhuar ditë më parë.
Ndërkohë, dje në Prishtinë, emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, bëri me dije se të martën në Bruksel do të bisedohet për çështjen e dinarit, ndërsa i kërkoi Kosovës të jetë fleksibile. Ai tha se me Kurtin ka pasur bisedë të mirë, ndërsa theksoi se Kryeministri i ka premtuar se do t’i shqyrtojë propozimet e tij.
Ndryshe, zyra për media e Presidentit të Serbisë ka bërë me dije se takimi Vuçiq-Lajçak do të fillojë në orën 18:00.
Vuçiq më herët ka deklaruar se në takimin me Lajçakun, ndër të tjera, do të diskutojë edhe për votimet për heqjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.
“Referendumi për largimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës është një tjetër mashtrim i Albin Kurtit, për të do të flas në ditët në vijim. I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, vjen në Beograd më 15 mars dhe pas kësaj do të shpjegojë se çfarë po planifikon Kurti”, kishte thënë ai.
Lajçak ka vizituar Kosovën javën që shkoi, ku ka takuar zëvendëskryeministrin Bislimi, me të cilin ka folur për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe çështjen e dinarit.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile













