Kosova
Lekaj thotë se MI-ja ka marrë të gjitha veprimet pas reshjeve të dendura të shiut
Për ta menaxhuar sa ma mirë ketë situatë kemi nxjerrë në terren kompani të mirëmbajtjes që të jenë kujdestare
Pas gjendjes së krijuar në disa rrugë të Kosovës pas reshjeve të dendura të shiut, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook”, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka treguar se cilat veprime i ka ndërmarrë ai dhe ministria të cilën e drejton ai përkitazi me këtë gjendje.
“Reshjet e shiut kanë bërë që disa rrugë të përmbyten dhe në disa vende të ato të pësojnë edhe rrëshqitje të vogla. Për ta menaxhuar sa ma mirë ketë situatë kemi nxjerrë në terren kompani të mirëmbajtjes që të jenë kujdestare dhe një ekip nga Ministria është po ashtu në gjendje aktive për të monitoruar zhvillimet në rrugët magjistrale, rajonale e autostrada.
Numrin që kemi pasur në dispozicion gjatë ditëve të vështira të dimrit, i njëjti është prapë i hapur për të gjithë ata që kanë nevojë që Ministria e Infrastrukturës të ndërhyjë. 045656656. Bashkë e tejkalojmë edhe ketë situatë…!”, ka shkruar në Facebook ministri Lekaj.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












