Integrimi
Dosja speciale e revistës albinfo.ch : “Shqiptarozviceranët dhe Zgjedhjet 2015”
Në vazhdën e publikimit të numrave të vet specialë, revista albinfo.ch numrin e radhës ia ka kushtuar zgjedhjeve për Parlamentin Nacional të Zvicrës, të cilat mbahen më 18 tetor të këtij viti. Duke u paraprirë këtyre zgjedhjeve, numri 16 i revistës, i cili do të jetë në duar të lexuesve në fund të kësaj jave, bën përpjekje të përfshijë brenda një dosieje materjen e zgjedhjeve `2015 nga sa më shumë aspekte.
Në plan të parë kësaj here janë krerët e partive politike zvicerane të përfaqësuara në parlament, gjashtë sish. Ata në intervistat e tyre ekskluzive për albinfo.ch shpalosin qëndrimet e partive të tyre lidhur me shumë çështje që aktualisht preokupojnë publikun zviceran ndërsa në fokus të intervistave janë mesazhet që ata ia drejtojnë komunitetit shqiptar në Zvicër në prag të zgjedhjeve.
Kështu, brenda kopertinave të revistës për herë të parë për një medie shqiptare flasin: kryetari i SVP/UDC-së, Toni Brunner dhe nënkryetarja e SP/PS-së, Geraldine Savary; kryetari i CVP/UDC-së Christophe Darbelley dhe ai i BDP-së Martin Landolt; bashkëkryetarja e Partisë së Gjelbër Adele Thorens dhe kryetari i FDP/PLR-së, Philipp Müller.
Ata u janë përgjigjur pyetjeve të përbashkëta mbi çështjet më preokupuese në prag të zgjedhjeve dhe pyetjeve specifike që i referohen qëndrimit të partive përkatëse lidhur me komunitetin shqiptar. Sa për kureshtje, Toni Brunner i SVP/UDC-së, për shembull, i pyetur nga albinfo.ch thotë se “SVP kurrë nuk ka zhvilluar fushatë kundër komunitetit kosovar”… e kështu me radhë.
Të gjitha intervistat botohen në dy gjuhë: shqip-gjermanisht ose shqip-frengjisht.
Bllok tjetër i madh i këtij numri special të albinfo.ch është ai ku janë prezantuar 16 kandidate dhe kandidatë shqiptarozviceranë për zgjedhjet nacionale të 18 tetorit. Ata përthekojnë një pjesë të mirë të spektrit politik zviceran ndërsa më shumë ka, sigurisht nga CVP/PDC dhe SP/PS, për shkakun e thjeshtë se këto dy parti kanë punuar më shumë në rekrutimin e kandidatëve me prejardhje shqiptare në radhët e tyre.
Krahas dosjes voluminoze për Zgjedhjet 2015, në këtë numër lexuesit mund të gjejnë edhe materiale të tjera për lexim nga fusha të ndryshme, si kultura, ekonomia, investimet, shoubiznesi etj. (bsh)
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shqiptari që shkaktoi aksidentin në SHBA del para gjykatës Shpërthen në lot kur njoftohet për vdekjen e të fjeuares së tij që ishte shtatzëne ...
-
Shqipëri: Emigrantët dërguan 1 miliardē euro remitenca
-
Rezistenca dhe lufta e Kosovës, e pasqyruar në dy vepra të ndryshme
-
Nga cilat vende vijnë remitencat më të larta në Shqipëri
-
Ordinanca “Physio in Motion” ofron shërbime osteopatike dhe të fizioterapisë
Jeta në Zvicër
-
Blerja e makinave në Zvicër është në rënie Por është shtuar numri i makinave elektrike.18 për qind e makinave të reja të regjistruara në...
-
Komisioni, kundër marrjes më të lehtë të pasaportës zvicerane
-
Zvicër: Numër rekord i aksidenteve gjatë kohës së lirë
-
Nxënësit zviceranë, dy muaj prapa me mësime, për shkak të koronës
-
Ekonomia e Zvicrës ‘vazhdon të përmirësohet’