Shqipëria
Liderët evropianë mblidhen në Budapest për të diskutuar kthimin e Trumpit
Rama pritet nga Orban, takohet me Zelenskyn, Macron dhe Vuçiçin
Rreth 50 liderë evropianë, përfshirë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe shefin e NATO-s, Mark Rutte, janë mbledhur të enjten në Budapest për të diskutuar për marrëdhëniet e tyre transatlantike.
Ata shpresojnë se nuk do të kenë mospajtime të ngjashme me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, sikur gjatë mandatit të tij të parë.
Kryeministri Edi Rama u prit nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, ndërsa ndodhet sot në Hungari për takimin e Komunitetit Politik Europian dhe marrjen e stafetës për samitin e ardhshëm në Tiranë në gjysmën parë të 2025-ës, përcjell albinfo.ch.
Ai po merr pjesë në takimin e pestë të Komunitetit politik Europian, së bashku me 47 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjithë Europa.
Liderët pjesëmarrës do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Europa, në seancën plenare, e cila do të pasohet nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike.
Sesioni për migracionin do të përfshijë të gjitha aspektet e migracionit, ndërsa ai për sigurinë ekonomike do të diskutojë edhe lidhjen në aspektin e energjisë, transportit, IT-së dhe gjithashtu tregtisë globale.
Rama është takuar gjithashtu me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, presidentin e Parlamentit Evropian, Roberto Mecola dhe kryeministrin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Christian Mickoski.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër











