Kosova
Liderët në Kosovë urojnë SHBA-në për Ditën e Pavarësisë
Liderët politikë në Kosovë kanë uruar Shtetet e Bashkuara për Ditën e Pavarësisë. Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar SHBA-në për këtë festë.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se SHBA-ja është partnere dhe aleate e “pazëvendësueshme në arritjet tona”.
“Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e pavarësisë së SHBA-së, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
Shtetet e Bashkuara më 4 korrik po shënojnë 245-vjetorin e pavarësisë.
E-Diaspora
-
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë Në Gjenevë, më 30 gusht mbahet mbrëmje e veçantë kushtuar Ukshin Hotit me rastin e Ditës... -
Kur diaspora vjen, Ulqini fiton më shumë se turistë -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026”
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike Edhe zonat më të larta malore nuk po i shpëtojnë më valëve të të nxehtit. Stacionet... -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë -
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë












