Bota
Lindje e Mesme: Një milion fëmijë mund të ngrijnë dimrin e ardhshëm
Ekziston rreziku që një milion fëmijë, viktima të konfliktit në Lindjen e Mesme, dimrin e ardhshëm të përfundojnë në ambientet e hapura për shkak të mungesës së fondeve, paralajmëroi Fondi Emergjent i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), shkruan albinfo.ch.
«Vitet e luftërave, jeta e refugjatëve dhe papunësia kanë zvogëluar pothuajse në zero financat familjare. Ngrohja u bë diçka e paarritshme”, tha drejtori rajonal i UNICEF-it për Lindjen e Mesme, Gert Kapeler.
Pretendimet e UNICEF-it janë se mungojnë 33 milionë, të cilat përbënin rreth dy të tretat e buxhetit të saj për të siguruar ndihmë themelore humanitare për fëmijët janë kryesisht rroba dhe batanije.
Sipas Fondit, shirat dhe të ftohtit do të ndikojnë tek ata fëmijë që jetojnë në kushte jashtëzakonisht primitive në kampet e refugjatëve ose në strehimin e përkohshëm të mbipopulluar.
«Me fillimin e motit të ftohtë dhe shirat në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, gati një milion fëmijë në rajonet e krizës do të mbetet në të ftohtë», tha Kapelare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër













