Shkurt.ch
Linja e parë në Zvicër me autobusë pa shofer
Me një shpejtësi maksimale prej 10 kilometrash në orë, këta autobusë, distancën prej 1.3 kilometrash e kalojnë brenda 7 minutash
Në Marly, Friburg, të premten janë lëshuar në qarkullim dy autobusë pa shoferë, duke e krijuar kështu linjën e parë autonome të transportit publik në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane. Bëhet fjalë për dy autobusë të vegjël që zënë deri në 11 persona secili.
Këta autobusë qarkullojnë në linjën nga stacioni “Marle Cite” të ndërmarrjes së trafikut të Freiburtgut (TPF) deri në Marly Innovation Center, një ish zonë industriale që pritet të bëhet zonë e banimit, transmeton albinfo.ch. Dhe kjo pjesë do të lidhet me trafikun publik falë kësaj linje të re që është 1.3 kilometra e gjatë.
Me një shpejtësi maksimale prej 10 kilometrash në orë, këta autobusë e kalojnë këtë distancë brenda 7 minutash. Ata drejtohen përmes teknikës GPS dhe me aparate radari. Kur hasin në ndonjë pengesë në rrugë, autobusët ndalojnë dhe aktivizohet sirena.
Edhe pse këta autobusë lëvizin pa shofer, një përcjellës i vozitjes është vazhdimisht aty dhe në rast nevoje merr edhe timonin, kur ndonjë gjë nuk funksionon si duhet. Ai po ashtu ka për detyrë të ndihmojë personat me lëvizje të kufizuar.
Në fazën e parë, shfrytëzimi i këtij autobusi është fakas, transmeton albinfo.ch. Por, nga 10 dhjetori linja do të inkuadrohet në planin normal të trafikut publik dhe kështu, shfrytëzimi i saj do të bëhet me para.
Autoritetet që e kanë futur në qarkullim këtë linjë të re, shpresojnë se përmes saj do të zvogëlojnë shfrytëzimin e automjeteve private në këtë relacion.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës













