Lajme

Linjat hekurudhore mes Zvicrës dhe Italisë do të rifillojnë këtë javë

Nga e diela, 29 qershor, trenat ndërkombëtarë me distanca të gjata do të rifillojnë punën mes Zvicrës dhe Italisë.

 Shërbimet, të pezulluara që nga marsi për shkak të pandemisë së koronavirusit do të rifillojnë nga 29 qershori në një përpjekje të përbashkët mes Hekurudhave Federale Zvicerane (SBB) dhe të Italisë.

Shërbimet do të funksionojnë për 50 për qind të kapacitetit të zakonshëm, me pesë linja që do të rihapen, duke përfshirë lidhjet mes Cyrihut dhe Milanos, Bazelit dhe Milanos. Shërbimet pritet të funksionojnë më vonë me kapacitet të plotë në mes të shtatorit, përcjell albinfo.ch.