Kosova
Lirohet nga autoritetet serbe kosovari i arrestuar në gusht
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se mërgimtari Ibrahim Matoshi është liruar nga autoritetet serbe.
Matoshi ishte arrestuar në gusht nga autoritetet serbe në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” derisa po hynte në Kosovë.
“Sapo morra informacionin nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës se avokati i z. Ibrahim Matoshi i ka informuar për lirimin e tij. Ne do të presim për konfirmimin përfundimtar zyrtar dhe kthimin e z. Matoshi në territorin e Kosovës, ashtu që familjarët e tij, dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë rast aktivisht, të ndjejmë lehtësim emocional e shpirtëror”, ka shkruar Pacolli.
Ibrahim Matoshi po mbahej në burg nga policia serbe që dy muaj.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Skandal në Zvicër: mjekë akuzohen se kërkojnë para cash para operacioneve Sipas organizatës për mbrojtjen e pacientëve në Cyrih, janë dokumentuar më shumë se 40 raste që... -
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese














