CH-Ballkani
Loja e Fuqive të Mëdha në Ballkan, dje dhe sot
Në lidhje me pasardhësen e Perandorisë Osmane, Turqinë, Calic thekson se “ndikimi i saj përmes ndihmave humanitare dhe restaurimit të projekteve post-osmane vërehet më së shumti në Bosnjë”.
Ballkani çdoherë ka qenë mollë sherri dhe zonë tensionesh – ku shpesh kanë ndikuar në politikat botërore. Si më parë, edhe sot forca si BE, Turqia, Rusia dhe Kina kërkojnë të marrin primatin. Për këto tema, prestigjiozja zvicerane “NZZ”, ka intervistuar historianen e Europës Juglindore, Marie-Janine Calic.
Kur një Forcë Botërore shkatërrohet, si Perandoria Osmane në fillim të shekullit të kaluar, atëherë forcat tjera mundohen të shtrijnë më shumë ndikimin mbi Ballkanin dhe kjo rezulton shpesh me luftë.
“Rusia ka ambicie të shtrihet drejt juglindjes. Kërkon që të fuqizojë pozitat e saj në Detin Mesdhe dhe Detin e Zi, jo vetëm për t’u kryqëzuar anijet e saj luftarake por edhe për të transportuar më lehtë dridhërat në rajon. Rusia vlente si mbrojtësja e pakicës sllave në Perandorinë Osmane dhe Austro-hungareze dhe nxiste vetëdijen e “vëllezërve sllavë”,” thotë Calic, duke shtuar se interesa strategjike për rajonin kishte edhe Austria, e cila kishte një perandori multi-nacionale, si dhe Anglia dhe Franca, të cilat mbi të gjitha kërkonin tregti të sigurtë në lindjen e rrezikuar të mesdheut.
“Edhe sot e kësaj dite Rusia ruan kontakte të veçante me Serbinë, Republika Srpska, Malin e Zi dhe një grup të caktuar në Maqedoni.”
Për dallim nga Bashkimi Sovjetik dje, sot Rusia nuk ka projekte të qarta mbi Ballkanin. Ajo mbështet politikën anti-Kosovë të Beogradit, për të parandaluar shtrirjen e NATO-s në Serbi dhe Maqedoni, por jo se ka një vizion të qartë dhe plan të madh.
Roli i Turqisë në Ballkan
Në lidhje me pasardhësen e Perandorisë Osmane, Turqinë, Calic thekson se “ndikimi i saj përmes ndihmave humanitare dhe restaurimit të projekteve post-osmane vërehet më së shumti në Bosnjë”.
Fetë e ndryshme në Ballkan dhe në disa shtete si Maqedonia, kanë shpirë në konkurrencën e ndërtimeve të monumenteve fetare. Këtu, historianja Calic kujton Kryqit mbi Vodno të Shkupit.
“Pas konfliktit të 2001 në Maqedoni, u ndërtua një kryq gjigand në Shkup. Prapaskena e tij ishte që të sinjalizonte se shumica e banorëve janë sllavë-ortodoksë dhe se vendi është i krishterë. Përkundër që një e katërta e banorëve të Maqedonisë janë shqiptarë muslimane.”
Në fund Calic flet edhe për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“BE e sheh me shqetësime aktivitetin e Turqisë, Kinës dhe veçanërisht Rusisë mbi Ballkan, edhepse ajo është investitorja më e madhe dhe shumica e shkëmbimeve tregtare të gjashtëve vendeve të Ballkanit Perëndimor kryhen me BE-në,” përcjell albinfo.ch. “Por për shkak të problemeve të brendshme të politikës europiane, BE ka humbur disi besimin.”
Globalizmi ka mundësuar që sot në Ballkan të ketë më shumë forca që mundohen të shtrijnë ndikimin. Por për dallim nga dje, sot vende më atraktive për të shtrirë ndikimin janë Lindja e Mesme dhe rajone tjera të botës.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit Kompania ajrore zvicerane zgjat pezullimin për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa fluturimet për... -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale”












