Kultura
Lojëra Popullore shqiptare në Belgjikë
Për herë të parë do të organizohen Lojërat Popullore, ku do të ketë këngë dhe valle folklorike, sfilat me kostume kombëtare, do të improvizohet se si bëhet një dasmë shqiptare, si dhe shumë befasi të tjera
Në Belgjikë për herë të parë do të organizohen Lojërat Popullore Shqiptare, shkruan albinfo.ch.
“Për herë të parë në Belgjikë, por dhe në Evropë, Shoqata Iliria në Tongeren në bashkëpunim me Shkollën Shqipe “Iliria” dhe shumë shoqata si nga Belgjika, Gjermania, Luksemburgu dhe Franca. Më 14 maj do të mbahet një aktivitet i madh i këtij lloji, tërësisht me frymë kombëtare shqiptare duke zhvilluar lojëra popullore shqiptare, këngë dhe valle folklorike, sfilat me kostume kombëtare, do të improvizohet se si bëhet një dasmë shqiptare, si dhe shumë befasi të tjera. Ky aktivitet është mirëpritur dhe është përkrahur nga Ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe nga autoritet komunale në Tongeren, por edhe nga disa biznese shqiptare që veprojnë në Belgjikë dhe Evropë”, thuhet në njoftimin në “Facebook”.
Shoqata fton të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë të lajmërohen deri më 10 maj, ashtu si edhe sponsorët.
“Gjithashtu ftojmë gjithë bashkatdhetarët që më 14 maj të jenë në Tongeren, sepse në Tongeren këtë ditë do të ketë Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Kumanovë, Bujanovcë, Preshevë. Mali i Zi dhe gjithçka shqip. Ju mirëpresim shqiptari!!!”, përfundon njoftimi.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit14 Maj 2017
- Ora11:00
- LokacioniTongeren
- Data e përfundimit14 Maj 2017 - 20:00
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla