Lajme

Lokalet në Angli po rihapen, por nuk do të funksionojnë njëjtë

Menaxherët e lokaleve do të duhet të jenë të shkathët të shtunën kur ata dhe pjesët e tjera të industrisë së mikpritjes në Angli hapin dyert e tyre për klientët për herë të parë që nga 20 marsi, me kusht që të plotësojnë kërkesat e sigurisë kundër koronavirusit.

Qeveria britanike është akuzuar se po tregohet e pamatur në lejimin e rihapjes së lokaleve, duke pasur parasysh numrin e të prekurve me koronavirus dhe nivelet e vdekjes janë ende të larta.

Rihapja – lejohet nga ora 6 e mëngjesit, qeveria dëshiron të mendojë se njerëzit do t’u përmbahen rregullave, duke pasur parasysh që pandemia ende vazhdon, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.