Turizëm
“Lonely Planet”: Kala Festival, “parajsë kërcimi” në rivierën shqiptare
Prestigjiozja “Lonely Planet” ka renditura Kala Festival që do zhvillohet sot në Dhërmi si një nga 10 festivalet më të mira të muzikës në Europë që zhvillohet në vende të mrekullueshme.
Kala Festival është renditur nga “Lonely Planet” mes shumë festivaleve me famë ndërkombëtare që zhvillohen në Kroaci, Norvegji, Belgjikë, Angli etj.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, shprehet se “prestigjozja e njohur për guidat më të famshme për udhëtimet e ka vlerësuar festivalin si “parajsën e kërcimit”” .
““Lonely Planet” thekson se zhvillimi i këtij festivali është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që të shijojnë muzikën e Dj-ve më të mirë, duke eksploruar rivierën shqiptare, me shpellat, kështjellat, kanionet dhe panoramën e bukur të plazheve të cilësuara si ndër më të mirët në Mesdhe.
Me këtë vlerësim dëshmohet edhe një herë misioni i Kala Festival në promovimin e turizmit”, shprehet ai.
“Për shumë njerëz, festivalet muzikore janë ‘shpirti’ i aktiviteteve verore. Netët e vona dhe festimet mund t’ju lënë të ndjeheni sikur keni nevojë për një festë tjetër për t’u argëtuar dhe shijuar netët e gjata verore”, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
“Plazhet e arta dhe deti i kristaltë janë tërheqës në këtë kohë, por Kala Festival në rivierën shqiptare e çon këtë bukuri në një tjetër nivel. Përshkruar si një ‘parajsë kërcimi’, festivali përfshin faza në plazhin e Gjipesë, të arritshme vetëm me anije dhe limane private. DJ-të luajnë muzikën më të mirë ndërkombëtare deri në orët e vona, duke ju dhënë kohë për të eksploruar kështjellat e lashta, kanionet dhe shpellat e piratëve në këtë zonë. Me muzikë bashkëkohore në një nga plazhet më të mira në Mesdhe, çfarë mund të dëshirojmë më shumë?”, shkruan “Lonely Planet”.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













