Futboll

Lopetegu, i pasigurt për të ardhmen e tij

E ardhmja e trajnerit të Real Madridit është vënë në pikëpyetje pas rezultateve të dobëta të ekipit madrilen.

Madje, vetë Lopetegui, në konferencën për media para ndeshjes të së martës ndaj Viktoria Plzenit, ka pranuar se as si nuk e di nëse do të jetë në krye të ekipit për ndeshjen e së dielës kundër Barcelonës.

52-vjeçari u përball me pyetje të shumta për të ardhmen e tij.

“Nuk mund të konfirmoj më shumë se tani. Unë jam ulur këtu. Ne jemi të përqendruar në të tashmen dhe në atë që ndodh sot”, ka thënë spanjolli. Real Madridi ka humbur 5 ndeshjet e fundit nën drejtimin e Lopetegut.