Sporte Luftarake

Loriana Kuka Kampione Evropiane në kategorinë e U23

Xhudistja Loriana Kuka është bërë kampione europiane në kategroinë U23.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, trajneri Driton Kuka.

“E veçantë kjo medalje për mua,për familjen Kuka për vllaun tim Sylën që e kam pas trener dhe udhërrëfyes në jetë! Loriana la Zvicrën për Kosovën,erdhi para dy vitesh dhe u vendos në Pejë për të rritur performansën por edhe për ta përfaqësuar vendin e familjes së saj! Medalja e parë nga një Kampionat Evropian për dikend nga familja jonë! Shumë i lumtur për këtë medalje!”, ka shkruar Kuka.