Shqipëria
Lorik Cana përshëndetet nga kombëtarja në ndeshjen ndaj Italisë
Legjenda e futbollit shqiptar që ka lënë gjurmë gjithandej Evropës, Lorik Cana apo siç njihej 5-shi i Shqipërisë, përshëndetet më Kombëtaren shqiptare në ndeshjen kundër Italisë
Legjenda që kanë bërë historinë e futbollin shqiptar, por edhe me gjerë, Lorik Cana, ka njoftuar se do t’i japë fund zyrtarisht futbollit, duke u përshëndetur në ndeshjen ndaj Italisë që kombëtarja shqiptare e zhvillon për eliminatorët e botërorit 2018.
“Në fakt, dëshira ka qenë që të bëhet më herët. Fillimisht ideja ishte që të bëhet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, për faktin se ceremonia e lamtumirës bëhet afër kohës kur e lë futbollin. Tani ka kaluar shumë kohë. Dëshira ishte që të bëhej gjatë një miqësoreje, një takim i posaçëm i përfaqësueses që të isha disa minuta në fushë duke luajtur herën e fundit që do të lija futbollin. Mirëpo, kompeticioni, planet dhe programi nuk e mundësuan diçka të tillë”, tha Cana.
Ai tha se u morr vendimin, maksimumi brenda një muaji për ta organizuar duke folur me familjen, me federatën dhe me miqtë.
“Është vonë, por duhet të bëj një përshëndetje me njerëzit në ndeshjen e fundit që do të luhet në vendin tonë. Është një kualifikuese kundër Italisë, e cila do të ketë shumë njerëz në stadium dhe menduam që më mirë ta bëjmë tani, sesa të mos e bëjmë fare. Kështu që ishte momenti i fundit, pasi më vonë se kaq nuk mund ta shtynim dot duke qenë se një lamtumirë pas dy vjetësh që kam lënë futbollin, nuk ka kuptim. Madje, edhe me kaq në 15 apo 16 muaj, jemi vonë. Preferoj ta bëj tani se më vonë nuk ka më kuptim”, ka thënë Cana për gazetën “Panorma sport”.
Ndërsa i pyetur se nëse ky vendim ka qenë edhe shkaku që e lidhi atë me një rikthim tek Lacio, Cana ka thënë duke qeshur se po.
Njëri prej legjendave të kombëtares shqiptare, të hënën do të shkelmojë për herë të fundit topin dhe do t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur pas 388 ndeshjeve si futbollist profesionist në klube dhe 93 përballjeve me fanellën e Kombëtares.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?













