evente
Lozana do të mirëpresë Festivalin Folklorik “Ilirët Jehojnë”
Më 15 dhe 16 nëntor 2025
Më 15 dhe 16 nëntor 2025, qyteti i Lozanës do të mirëpresë Festivalin Folklorik “Ilirët Jehojnë”, një prej ngjarjeve më përfaqësuese të kulturës shqiptare në diasporë.
Këtë vit, festivali zhvillohet në kuadër të festimeve të Ditës së Flamurit, me të ftuar special aktorin me famë botërore, z. Xhevat Limani, i cili do të mbajë një recital artistik kushtuar 28 Nëntorit.
Ky edicion i parë i festivalit pritet të sjellë një program të pasur artistik dhe atmosferë madhështore, duke mbledhur ansamble folklorike, këngëtarë, valltarë dhe artizanë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga komunitetet shqiptare në Evropë.
Qëllimi i festivalit është ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore mbarëkombëtare përmes këngës, valleve, kostumeve tradicionale dhe aktiviteteve kulturore shoqëruese.
Festivali organizohet nën drejtimin e Fatime Kalimashit, ndërsa në Këshillin Organizator marrin pjesë edhe Prof. Dilaver Kryeziu, Isak Aliaj dhe SHKA “Ilirët”.
Juria përbëhet nga profesorë dhe studiues të njohur të muzikës dhe folklorit: Prof. Dilaver Kryeziu, Prof. Sami Piraj dhe Emir Dizdari.
Moderimin e mbrëmjeve do ta bëjnë Defrim Methasani dhe Mirjeta Aliaj.
“’Ilirët Jehojnë’ nuk është vetëm një manifestim artistik, por një frymë bashkimi që rikujton rrënjët tona dhe e çon trashëgiminë tonë te brezat e ardhshëm,” – theksojnë organizatorët.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit15 Nëntor 2025
- Ora17:00
- LokacioniGrande salle de Vennes
- Data e përfundimit16 Nëntor 2025 - 20:00
Të tjera nga evente
E-Diaspora
-
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike Producentë të huaj eksplorojnë Kosovën si mundësi për projekte filmike... -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel
Jeta në Zvicër
-
SWISS anulon disa fluturime Swiss International Airlines (SWISS) ka anuluar disa fluturime si masë paraprake për shkak të stuhisë së... -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane -
17-vjeçari ngjitet në vagonin e mallrave dhe vdes nga goditja elektrike -
Pas tërheqjes së ambasadorit italian për shkak të lirimit të Morettit, reagon Berna zyrtare -
Italia kundërshton lirimin e pronarit të barit në Crans-Montana












