Kosova
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
Një tjetër sukses është shënuar në fushën e sigurisë kibernetike. Luanda Domi, eksperte e njohur e kësaj fushe me prejardhje nga Kosova, është nderuar me çmimin prestigjioz “Cybersecurity Woman of the Year 2025”, në kategorinë Supporter, transmeton albinfo.ch.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt më 3 gusht në Las Vegas, ku u mblodhën profesionistë të shquar nga mbarë bota për të festuar kontributet e grave në sigurinë kibernetike.
E emocionuar pas marrjes së çmimit, Domi u shpreh mirënjohëse për mbështetjen që ka marrë gjatë rrugëtimit të saj profesional. Në një postim në Facebook, ajo falënderoi familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e votuan, duke theksuar:
“Mbështetja juaj ka pasur domethënie të jashtëzakonshme për mua. Jam krenare që do ta sjell këtë çmim në Kosovë—dhe shpresoj që të jetë një kujtesë e vogël për çdo vajzë të re: zëri yt ka vend në sigurinë kibernetike, në udhëheqje, në çdo dhomë. Mos u ndal. Bota ka nevojë për ty.”
Përveç këtij suksesi, Luanda Domi është përzgjedhur edhe në listën e ngushtë për çmimin “Cybersecurity Woman of the World”, që do të ndahet më 25 shtator në Itali një tjetër dëshmi e vlerësimit ndërkombëtar për angazhimin e saj të palëkundur në këtë fushë jetike të teknologjisë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë















