Lajme
Lufta në Izrael dhe ndikimi në çmimin e naftës
Ekspertët ndërkombëtarë thonë se në këtë fazë të konfliktit në Izrael nuk ka rrezik për rritje të menjëhershme të çmimit të naftës. Por nëse konflikti do të zgjerohet me vende të tjera, mund të kemi një situatë të paparashikueshme.
Sulmi i papritur i Hamasit ndaj Izraelit ka bërë që ekspertët dhe analistët e vjetër të naftës të bëjnë parashikimet e tyre ndaj ecurisë së tregut.
Sipas ekspertëve edhe nëse lufta do të zgjerohej më tej në rajon, me përfshirjen e Iranit në konflikt, çmimet e naftës do të mbeteshin rreth 100 dollarë për fuçi.
Analistët tregojnë se janë gjithsej 4,5 e deri në 5 milion fuçi nafte që tregtohen aktualisht në botë çdo ditë duke pohuar se edhe nëse çmimet do të rriteshin përtej kufirit, kapacitetet e rezervave, veçanërisht në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti, do të plotësojnë nevojat e tregut.
Nga ana tjetër analistët mendojnë se përfshirja e Iranit në këtë luftë, është e pafavorshme për shtetin fqinj, duke hedhur poshtë kështu skenarin e një ndikimi konkret në ofertën e naftës nga Lindja e Mesme.
Analizat e tregut parashikojnë se çmimi i naftës, në 6 muajt në vijim do të mbetet nën çmimin tavan 100 dollarë dhe për momentin kërcënimi i një rritje tjetër e çmimit nga konflikti në Lindjen e Mesme duket se nuk është i afërt.
Disa ditë pasi arriti një nivel më të ulët të fundit prej rreth 84 dollarë për fuçi, çmimi bazë i naftës së papërpunuar Brent iu afrua 90 dollarëve për fuçi të hënën duke u rritur me afro 5%. Megjithatë të martën, çmimi ra pak dhe u bë 87 dollarë duke sugjeruar se çmimet ishin stabilizuar të paktën përkohësisht/euronews
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës












