Shkurt.ch
Lulëzon tregu zviceran online
Më 2014 ishin porositur nëpërmjet tregut online dhe me postë mallra në vlerë 6.7 miliardë franga. Bëhet fjalë për një rritje prej 7,2 për qind gjatë vitit të kaluar.
Me 4.95 miliardë franga është bërë deri tani pjesa më e madhe e blerjeve nga individë dhe kompani në Zvicër. 850 milionë franga janë porositur nëpërmjet faqeve online. Përafërsisht në vlerë prej 900 milionë franga zvicerane kanë blerë zviceranët online jashtë vendit.
Më së shpeshti në internet dhe me e-mail janë blerë më 2014 produkte elektronike. Ndërkohë, një e katërta e të gjithë volumit të pajisjeve elektronike realizohet pothuajse online. Shitjet arritën vlerën 1.46 miliardë franga.
Në vendin e dytë figurojnë veshjet dhe këpucët. Pavarësisht ritmeve shumë të larta të blerjes online, konsumatorët zviceranë ende preferojnë blerjen me fatura.
84 për qind e konsumatorëve paguajnë produktet online me faturë dhe vetëm 12 për qind me kartela bankare, ose nëpërmjet sistemit të pagesave online PayPal.
E-Diaspora
-
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” Konferencë kushtuar dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e organizuar nga shoqata “Zëri i Gruas LIRA”,... -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë
Jeta në Zvicër
-
Viktimat e zjarrit në Crans-Montana ende presin ndihmë Fondacioni i Beloved, i themeluar nga Kantoni i Valisit, ka në dispozicion 24 milionë franga zvicerane,... -
Probleme gjuhësore midis makinistëve të SBB: Për pak përplasje trenash -
Zviceranët: “E shohim problemin e migracionit, por iniciativa ishte tepër ekstreme” -
Lindt ul çmimet e çokollatave premium në Zvicër pas presionit të tregut -
Ushtria zvicerane mobilizon mbi 3,000 ushtarë në një stërvitje të madhe mbrojtjeje













