Shqipëria

‘Lulëzon’ turizmi natyror në Shqipëri

Të paktën 4.5 milionë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar zonat e mbrojtura në vitin që lamë pas

Pavarësisht ecurisë së mirë të turizmit në vend duket se ai natyror ka pësuar tkurrje në raport me vitin 2022. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë në statistikat e saj periodike të sektorit pranon se ka një rënie të lehtë sipas shifrave që ka raportuar Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

“Në lidhje me turizmin natyror, të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Zonave vendas, që kanë vizituar zonat tona të mbrojtura. Mbështetur në të dhënat e sjella nga zonat e mbrojtura rezulton një ulje e moderuar prej 1,7% krahasuar me numrin e vizitorëve gjate vitit paraardhës” thuhet në raport, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.

Shifrat në këtë këto zona shpesh nuk shfaqin situatën reale për shkak se sektori ende ka informalitet apo mungesë të sistemeve që mund të kontrollojnë numrin e saktë përmes të vizitorëve.

Por cilat janë zonat e mbrojtura që kanë pasur më shumë vizitorë vitin e shkuar? Sipas të dhënave vihet re një rënie e dukshme e rajonit të Korçës që në vitin 2022 mbante kryesimin. Këtë vit është Shkodra ajo që qëndron në krye për nga numri i vizitorëve ndërkohë që pas saj vijnë Fieri dhe Vlora.

Ndërkohë rreth 2 milionë vizitorë të huaj dhe vendas kanë vizituar Parqet Kombëtare të Shqipërisë gjatë vitit 2023. Ky vit shënon një rritje 40,2% krahasuar dhe me vitin paraardhes. Parku kombëtar më i vizituar është Divjak® Karavastaja, Alpet e Shqipërisë dhe Mali i Tomorrit.

Janë 425,000 vizitorë që kanë vizituar Monumentet e Natyrës gjatë vitit 2023, kjo vlerë shënon një ulje në masën 0,5% krahasuar me vitin 2022. Ujërat Termale të Bënjës, Spella Shenandoit dhe Sarisalltik janë Monumentet e Natyrës më të vizituara për vitin 2023.

Liqeni i Shkodës, Syri i Kaltër dhe Qafështama kanë qenë Rezervatet Natyrore më të vizituara gjatë vitit 2023.