Kosova
Lumi Nerodime, në gjendje të rëndë

Organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi” njofton se po ndodh një katastrofë ekologjike ndaj florës dhe faunës në lumin Nerodime.
“Gjatë tërë ditës kemi parë video dhe fotografi me pamje shqetësuese dhe të rënda për moralin shoqëror, gjendjen e mjerueshme te kulturës së ruajtjes mjedisore dhe gjendjes katastrofale mjedisore, përkatësisht të ngordhjes masive të peshqve në lumin Nerodime. Përveç që banorët u shqetësuan dhe ishin të neveritur me këto shfaqje, nëpër lumin që kalon nëpër qendër të Kaçanikut u vu re edhe një ngjyrë e errët dhe një kundërmim i rëndë i lumit, në të njëjtën kohë. Është koha e fundit që të dalim dhe të rrahim dyert e njerëzve që mund të jenë direkt të involvuar, apo edhe ata që me kënaqësi vazhdojnë të neglizhojnë këtë katastrofë ekologjike në pikë të ditës, e që përsëritet në vazhdimësi”, thuhet në reagimin e kësaj organizate, përcjell albinfo.ch.
Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që së bashku të ndërmarrim aksion në mënyrë që të gjendet fajtorët që po e shkaktojnë këtë ndotje, e që kjo gjendje të mos përsëritet më.
E-Diaspora
-
Haradinaj: Diaspora ka qenë zëri i Kosovës në momentet vendimtare Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Munich të Gjermanisë, sot...
-
Të bijtë e patriotëve Prishtina do ta ngritin flamurin e Kosovës në Kanada
-
VIDEO
Urimi i ambasadorëve për miqësinë ndërmjet vendeve përkatëse
-
LAPSH u bën thirrje prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollat shqipe
-
Detaje mbi vdekjen e 29-vjeçarit nga Gostivari në Austri, sherri u nis për motive të ulëta
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Blerja “e paligjshme” e makinave “Tesla“ Flota e re e Kantonit të Bazelit të automjeteve policore “Tesla” ka pësuar goditje tjetër. Një...
-
Emigracioni në Zvicër vazhdon të rritet
-
Në 2018-ën, më shumë se gjysmë milioni firma ishin aktive në Zvicër
-
VIDEO
1 mijë fëmijë mësojnë në shtëpi në Zvicër
-
Uber Eats do të fillojë me shërbimin në Cyrih