Koronavirusi: çast pas çasti

Lutje e paplanifikuar e Papa Françeskut në kushtet e pandemisë

Bekimi në fjalë në të vërtetë jepet vetëm në Krishtlindje, Pashkë dhe pas zgjedhjes së një Pape

Pak minuta më parë, Papa Françesku i dha bekimin e veçantë “urbi et orbi” qytetit dhe botës në Romë.

Bekimi në fjalë në të vërtetë jepet vetëm në Krishtlindje, Pashkë dhe pas zgjedhjes së një Pape, njoftojnë mediat italiane dhe botërore. Por, për shkak të pandemisë së Koronavirusit, Sheshi i Shën Pjetrit është plotësisht i zbrazët.

Megjithatë Papa Françesku u ka bërë thirrje 1.3 miliard katolikëve të botës që ta ndjekin atë në lutje, në vendet ku janë, përmes internetit, radios dhe televizionit.

Bekimi transmetohet në 8 gjuhë në Vatican News, portalin e internetit të Vatikanit, transmeton albinfo.ch. Sipas portalit, shërbimet e Shenjta dhe të Pashkëve do të zhvillohen edhe këtë vit në Bazilikën e Shën Pjetrit, por pa besimtarë.

Këtë ceremoni të pazakontë të lutjes, Papa e ka bërë në sfondin e rritjes së madhe të numrit të viktimave nga Koronavirusi, me epiqendër në Italinë e Veriut, shkruan albinfo.ch. Vetëm në 24 orët  efundit është raportuar për 969 të vdekur nga pandemia në këtë vend.