Bota
Macron kritikon protestuesit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka qortuar protestuesit të cilët u përleshën me policinë në Paris, gjatë protestës së fundit kundër rritjes së çmimeve të karburantit.
“Turp për ata që sulmuan forcat e sigurisë, turp për ata që ishin të dhunshëm ndaj qytetarëve dhe gazetarëve”, ka shkruar sot në Twitter Macron, pasi protesta e mbajtur të shtunën në Paris, u shndërruan në protestë të dhunshme.
Mbi 100 mijë persona morën pjesë në protesta në rreth 1,600 protesta në mbarë Francën, ka njoftuar Ministria e Brendshme. Shumica e protestave kanë qenë në paqësore, përveç në Paris, ku rreth 8 mijë persona protestuan, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit në Champs-Elysees.
Zyrtarët thonë se në protesta, 19 persona janë lënduar, përfshirë edhe katër policë. Ndërkaq, 40 të tjerë janë arrestuar.
Protestuesit, të cilët po veshin jelekë ngjyrë të verdhë, po kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor














