Maqedonia
Macron: RMV e meriton hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, priti të enjten në Paris kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilit i shprehu mirënjohje për reformat dhe sidomos për Marrëveshjen e Prespës.
Macron tha se Maqedonia e Veriut meriton hapjen e bisedimeve për anëtarësim me BE-në dhe se tani ka ardhur koha që kjo të konkretizohet.
Po kështu, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ai deklaroi se do të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje mes Shkupit dhe Sofjes.
“Maqedonia e Veriut duhet të hyjë në BE dhe e dini që Franca e mbështet plotësisht në këtë rrugë. Ne vendosem që t’i hapim negociatat me vendin tuaj në muajin mars 2020 dhe tani ka ardhur koha që ky vendim të konkretizohet, ndërsa më pas do të flasim për mënyrat se si do të realizohet kjo. Unë e mbështes në mënyrë aktive gjetjen e një kompromisi me Bullgarinë. Lidhur me reformat e zbatuara nën drejtimin tuaj që më 2017, vendi e meriton t’i fillojë pa vonesa bisedimet për anëtarësim në BE”, u shpreh Macron.
Zaev e ka konsideruar propozimin e Presidencës portugeze bazë të mirë për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë dhe se është veçanërisht e rëndësishme që çështja për gjuhën dhe identitetin nuk mund të jenë në tavolinën negociuese.
“Propozimin e Presidencës portugeze është bazë e mirë për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë dhe se është veçanërisht e rëndësishme që çështja për gjuhën dhe identitetin nuk mund të jenë në tavolinën negociuese. Para nesh është Samitit i Këshillit Evropian në qershor dhe ajo është mundësia e vërtetë për hap përpara dhe zgjidhje për heqjen e bllokadës së rrugës sonë evropiane. Dialogu sjell zgjidhje”, deklaroi Zaev.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Solothurnit ndalon notin në lumenj Nxehtësia dhe thatësira po shkaktojnë probleme për Zvicrën. Kantoni i Solothurnit ka tërhequr kufirin dhe ka... -
Skyguide: Më pak pushime nga puna sesa pritej -
Qiratë në rritje në të gjithë Zvicrën -
Numër rekord i bankierëve zviceranë të papunë -
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana













