Lajme
Makolli takoi një delegacion të Asociacionit “Bashkësia Shqiptare” nga Gjermania
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, priti drejtuesit e asociacionit të shoqatave dhe klubeve të mërgimtarëve kosovarë “Bashkësia Shqiptare” nga Baden Ëurttembergu i Gjermanisë.
Makolli, i ka njoftuar ata me objektivat e ministrisë, me theks të veçantë për arsimimin e fëmijëve të mërgimtarëve në gjuhën shqipe.
“Arsimimi në gjuhën amtare parandalon asimilimin e gjeneratave të reja në mërgim. Bashkë me Ministrinë e Arsimit dhe me qeverinë e Republikës së Shqipërisë do të hartojmë strategji të përbashkëta të shkollimit të fëmijëve tanë në gjuhën shqipe në diasporë”, ka theksuar ministri Makolli.
Sipas tij Ministria e Diasporës, do të hartojë politika që mërgata të jetë më e bashkuar dhe e organizuar dhe kjo sipas ministrit Makolli, do të mundësohet me hapjen e Qendrave Kulturore në vendet ku është e përqendruar diaspora, të cilat do të shërbejnë si urë lidhëse mes mërgimtarëve dhe MeD-it.
Delegacioni i “Bashkësisë Shqiptare” nga Baden Ëurttembergu, i përbërë nga Skenderbeg Klaiqi, kryetar, Ismet Vokshi, nënkryetar, Maxhun Syla, anëtar i kryesisë dhe Azem Veliu, janë shprehur të kënaqur me strategjitë e kësa ministrie.
Gjithashtu ata e njoftuan ministrin Makolli me aktivitetet e asociacionit të tyre.
Sipas tyre qëllimi kryesor i “Bashkësisë Shqiptare” është organizimi më i mirë i shoqatave dhe organizatave shqiptare në Gjermani.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit në Zvicër po përfitojnë nga puna e pjesshme e pavullnetshme Sektori i pastrimit është një nga më të prekurit nga nën-punësimi në Zvicër. Mijëra punëtorë, veçanërisht... -
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran













