Lajme
Malaj, ambasador jo rezident në Lihtenshtajn
Ambasadori kosovar, Naim Malaj, i cili është ambasador i plotfuqishëm rezident në Zvicër, që nga sot, do të mbulojë edhe Lihtenshtajnin në cilësinë e ambasadorit jo rezident
Në një ceremoni shtetërore, të organizuar sipas protokollit të Principatës së Lihtenshtajnit, ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, ka dorëzuar letrat kredenciale të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, te autoritetet e Lihtenshtajnit.
Ambasadori Malaj është pritur fillimisht nga ministrja e Punëve të Jashtme, Aurelia Frick, të cilës i ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Gjatë këtij takimi, ishte i pranishëm edhe drejtori i Zyrës për Punë të Jashtme, ambasadori Martin Frick.
Ambasadori Malaj përcolli mesazhet mirënjohëse të presidentes Jahjaga për mbështetjen që Lihtenshtajni ka dhënë për Kosovën dhe popullin e saj, kurse ministrja Frick, duke e quajtur këtë moment historik, shprehu falënderimet e saj dhe uroi që Kosova të vazhdojë prosperitetin si shtet i pavarur dhe sovran.
Më pas, ambasadori Malaj është pritur nga Princi Alois i Lihtenshtajnit, të cilit i ka dorëzuar letrat kredenciale.
Princi Alois i Lihtenshtajnit është interesuar nga afër për zhvillimet politike në Kosovë dhe gjendjen në Ballkan.
Ambasadori Malaj, ka falënderuar Qeverinë e Lihtenshtajnit për mbështetjen e vazhdueshme ekonomike, pritjen e refugjatëve kosovarë gjatë luftës si dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Principata e Lihtenshtajnit ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 25 mars 2008. Dy shtetet kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike më 22 qershor 2012.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Azem Haziri kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë... -
Motrat Arifi nga diaspora përfaqësojnë Kosovën në skenën ndërkombëtare të golfit -
Zvicër
AlbaKult shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një manifestim solemn në Ostermundigen -
Festë e Pavarësisë në Londër: Nxënësit e “Ardhmëria” sjellin jehonën e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar -
Flamuri i Kosovës ndriçon Times Square në 18-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Zvicër
-
Ligji për rregullimin e platformave digjitale kritikohet për mungesë mbrojtjeje të të rinjve Pas përfundimit të fazës së konsultimit, projektligji i ri i Këshillit Federal për rregullimin më të... -
27 shtetet anëtare të BE-së synojnë të nënshkruajnë paketën e marrëveshjeve me Zvicrën -
Migros hedh në treg një linjë frutash dhe perimesh jashtë standardeve -
Zviceranët nuk e zgjasin udhëtimin për në punë për të kursyer qiranë -
Shkalla e papunësisë rritet në 5%: 31,000 njerëz më shumë pa punë brenda një viti














