Shqipëria
Mali i Tomorrit, destinacion për turistët polakë dhe gjermanë
Një grup turistësh prej 20 personash, polakë dhe gjermanë, vizituan gjatë fundjavës malin e Tomorrit në një itinerar turistik për njohjen e natyrës dhe kulturës së këtij rajoni.
Të shoqëruar nga specialistë të Administratës së Zonave të Mbrojtura (AdZM) Berat, vizitorët përshkuan shtegun Çezma e Tarikos – Ujëvara e Sotirës, duke provuar aventurën përmes kalimit në shtigjet dhe bukuritë natyrore që kjo zonë ofron.
Turistët gjithashtu shijuan edhe gatime tradicionale të zonës dhe ndjenë mikpritjen e banorëve vendas në bujtinat pranë Tomorrit.
Ujëvara e Sotirës ndodhet rrëzë malit të Tomorrit dhe u ka shërbyer banorëve të zonës për çlodhje, si dhe e kanë shfrytëzuar këtë burim ujor për bujqësinë dhe blegtorinë. Sotira, deri pak kohë më parë vizitorë të përditshëm ka pasur vetëm banorët e zonës, por tashmë po kthehet në një destinacion për shumë turistë shqiptarë e të huaj.
Ajo ndodhet 2 orë larg zonave të banuara e për pasojë natyra është e virgjër dhe e paprekur nga dora e njeriut. Në këmbët e saj zë fill lumi i Sotirës dhe në ujin e kristaltë dhe të ftohtë të tij mund të shihen peshqit, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Sotira është unike në llojin e saj dhe ajo që e bën të veçantë është mënyra e daljes së ujit nga lartësi të ndryshme. Janë tre burime ujore që bien në trajtë çurgjesh nga lartësi që shkojnë nga 20-150 metra të shkëmbinjve gëlqerorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur Qyteti i Gjenevës ka zbuluar se llogaritë e tij do të tregojnë një tepricë prej 200...
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë