Shqipëria
Mali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë, kush do të lejohet të kalojë
Nga fillimi i javës nga Muriqani kalojnë vetëm personat me leje qendrimi, me leje pune, ata të cilët kalojnë tranzit në territorin malazez dhe ata që udhëtojnë drejt Aeroportit të Podgoricës (të cilët duhet të jenë të pajisur me prenotimet e biletave).
Ndërkohë Drejtoria e Kufirit ka njoftuar se nuk ka ndryshime për sa i takon lëvizjes së mjeteve të transportit dhe të regjimit tregtar, ndërsa thekson se të njëjtat rregulla vlejnë për të gjitha pikat e kalimit kufitar Shqipëri –Mali i Zi.
Po ashtu, duhet theksuar se autoritetet e Policisë malazeze, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Pikës së Kalimit Kufitar Bozhaj/Hani i Hotit, sqarojnë se në kuadër të kufizimeve të reja për shkak të pandemisë COVID-19, deri ditën e hënë, datë 23.11.2020, do të lejohen të hyjnë në Malin e Zi vetëm personat me leje qendrimi, me leje pune, ata të cilët kalojnë tranzit në territorin malazez dhe ata që udhëtojnë drejt Aeroportit të Podgoricës (të cilët duhet të jenë të pajisur me prenotimet e biletave).
Nga Muriqani në drejtim të Malit të Zi lejohet të kalojnë edhe ata persona të cilët kanë prenotuar hotelet për fundjavën në Mal të Zi.
Nuk ka ndryshime për sa i takon lëvizjes së mjeteve të transportit dhe të regjimit tregtar.
Këto kufizime janë të vlefshme edhe për Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan dhe Bashkim. Në Pikën Bashkim Vermosh, lejohen vetëm shtetasit shqiptarë, të cilët duan të dalin nga Mali i Zi, në drejtim të Shqipërisë.
Policia Kufitare Shkodër u bën thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët nuk bëjnë përjashtim nga këto kufizime, të shmangin udhëtimin në drejtim të këtyre Pikave të Kalimit Kufitar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














