Lajme
Mali i Zi me ambasadë në Kosovë
Hoxhaj e vlerësoi vendimin e Malit të Zi për dërgimin e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e saj në Republikën e Kosovës
Mali i Zi, si shtet që ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës ka emëruar edhe ambsadorin e tij në Kosovë. Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot Radovan Miljanic, i cili ka dorëzuar letrat e emërimit në pozitën e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, bëhet e ditur në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka vlerësuar bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve, duke shprehur vullnetin e Republikës së Kosovës për fuqizimin e këtyre marrëdhënieve me Malin e Zi, në shumë fusha. Hoxhaj e vlerësoi vendimin e Malit të Zi për dërgimin e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e saj në Republikën e Kosovës, duke i uruar z.Miljanic, suksese në detyrën e tij.
Ministri Hoxhaj bëri të ditur se së shpejti edhe Republika e Kosovës do të caktojë përfaqësuesin e saj diplomatik në Mal të Zi, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve fqinje, funksionalizimin e misioneve diplomatike në dy kryeqytetet.
I ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljanic, ka shprehur përkushtimin e tij që gjatë punës në Kosovë, të jetë në shërbim të fuqizimit të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet dy shteteve, përfundon njoftimi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














