Koronavirusi: çast pas çasti
Maqedoni e Veriut: Arrin në 51 numri i viktimave nga koronavirusi
Në Maqedoninë e Veriut janë shënuar edhe dy vdekje të reja nga koronavirusi, duke shkuar kështu numri total i viktimave në 51 persona.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka njoftuar për dy viktima të reja, një në Shkup i moshës 66 vjeçe dhe një tjetër i moshës 83 vjeç në qytetin e Prilepit.
Numri më madh i viktimave, gjithsej 13, është në qytetin e Kumanovës ndërsa më pas vjen Struga me 10 dhe Shkupi me 9 viktima.
Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 37 raste të reja ne koronavirus që shkakton sëmundjen COVID -19. Prej tyre, 9 të infektuar janë regjistruar në Kumanovë dhe 8 në Shkup, ndërsa numër më i vogël në 5 qytete tjera. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka arritur në 1,207.
Drejtuesit e institucioneve ndërkohë kanë vazhduar me thirrjet drejtuar qytetarëve, në veçanti besimtarëve që të mos dalin nga shtëpitë gjatë festës së Pashkëve dhe të respektojnë masat e qeverisë për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit.
Në gjithë vendin nga e premtja ka hyrë në fuqi ora policore për kufizimin e plotë të lëvizjes deri në orën 05.00 të mëngjesit të ditës së martë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut të shtunën njoftoi se nga fillimi i muajit maj do të nisë me lehtësimin e masave shtrënguese kundër koronavirusit.
“Ne po bëjmë një plan serioz, që pas 1 majit, të nisim me lehtësimin e disa prej masave, të cilat do të jenë në funksion të kthimit të jetës në normalitet”, ka deklaruar kryeministri Oliver Spasovski, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












