Lajme
Maqedoni e Veriut: Vazhdojnë bisedimet për qeverinë e re
Kontaktet mes partive politike për formimin e Qeverisë në Maqedonin e Veriut po vazhdojnë, edhe pse paralajmëruan se bisedimet do të nisin pas 2 gushtit.
Sipas Alsat këtyre ditëve ka pasur kontakte mes të gjitha partive, përcjell albinfo.ch.
LSDM-ja e Zoran Zaevit është e bindur se shumë shpejtë do të formojë Qeverinë e re e cila do të fokusohet siç thonë realizimin e pritjeve të qytetarëve. Nga ky subjekt mbeten në qëndrimin se bisedimet do të nisin pas 2 gushtit, ndërsa nëpërmjet një komunikate thonë se negociatat për anëtarësim në BE nuk mund t’ia lënë në duar tjetër kujt.
“Vendimet për deputetët e rinj u dhanë, pason formimi i Qeverisë, e cila do të japë rezultate në përputhje me vullnetin e qytetarëve. Qeveria jonë do të zhvillojë negociata të suksesshme me BE dhe në katër vjet do të hapim 80% të kapitujve”, thuhet në komunikatë.
Edhe në VMRO DPMNE thonë se po zhvillojnë bisedime jo formale me të gjitha partitë politike, të cilat kanë fituar mandate.
Nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se synojnë të jenë pjesë përbërëse e qeverisë së re. Thonë se fuqia e tyre me 12 mandate do të jetë vendimtare për formimin e Qeverisë. Shefik Duraku thotë se të gjithë partitë i kanë dyert e hapura për bisedime, por një partneritet eventual me BDI e shohin vështirë të realizueshëm.
“Koalicioni ‘Tash është koha’ sigurisht se ka parasysh edhe rezultatin e ngushtë si në bllokun maqedonas ashtu edhe në bllokun shqiptar, kështu që të gjithë opsionet mbeten të hapura. Kjo do të thotë se nuk duam të përjashtojmë askënd, kontaktet me të gjitha partitë politike kanë qenë dhe vazhdojnë normale”, dekalaroi Shefik Duraku, Koalicioni ASH-AAA.
Nga BDI mbeten në qëndrimin se në zhvillimin e bisedimeve për partneritet në qeverinë e re prioritet do të kenë respektimin e tri marrëveshjeve, të Ohrit, Prespës dhe me Bullgarinë, duke e lënë nën hije premtimin parazgjedhor për një kryeministër shqiptar.
E-Diaspora
-
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në... -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025













