Maqedonia
Maqedonia drejt zgjedhjeve të parakohshme
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nuk do të takohet me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski në lidhje me ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës, gjë që e bën të qartë se dalje nga kriza e pas referendumit do të kërkohet me zgjedhje të parakohshme parlamentare, citon “Plusinfo” nga një funksionar i lartë i qeverisë, transmetojnë mediat shqiptare në Maqedoni.
Sipas tij, Zaev dhe LSDM nuk kanë për qëllim të bindin Mickoskin dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së që të votojnë amendamentet kushtetuese, përcjell albinfo.ch.
“Nuk kemi qëllim për takim midis Zaevit dhe Mickoskit. Bëhemi gati për zgjedhje për shkak se duket që nuk do të bëhet asgjë në Kuvend”, ka thënë funksionari qeveritar për “Plusinfo”.
Mickoski dhe VMRO-DPMNE pas referendumit thanë se Marrëveshja e Prespës është e vdekur.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













