Lajme
Maqedonia e Serbia, pikëpamje të ndryshme për Kosovën
Nuk ka asnjë afrim qëndrimesh në mes të dy vendeve për Kosovën, por kjo nuk dëmton bashkëpunimin Maqedoni-Serbi
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në Beograd është takuar me homologun e tij serb, Boris Tadiq.
Ky takim rikonfirmoi se mes dy vendeve nuk kishte asnjë afrim qëndrimesh për Kosovën, por kjo në asnjë rast, nuk do ta pengojë Serbinë dhe Maqedoninë të bashkëpunojnë për realizimin e objektivave të përbashkëta, raporton agjencia e lajmeve INA.
“Pozicionet e ndryshme lidhur me Kosovën dhe çështja kishtare nuk janë dhe nuk guxojnë të jenë pengesë për zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Maqedonisë dhe Serbisë”, kanë konkluduar presidentët e dy shteteve.
Nikoqir i samitit të sivjetëm të UNESCO-s është presidenti serb, Boris Tadiq, ndërsa në të po marrin pjesë të gjithë presidentët e Evropës Juglindore, me përjashtim të Kosovës.
Kjo konferencë ka të bëjë me ripajtimin dhe trashëgiminë, ndërsa presidentët do të mundohen të dërgojnë një mesazh për bashkëjetesën dhe ripajtimin e popujve të rajonit.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi










