Maqedonia
Maqedonia e Veriut ashpërson masat kundër Covid-19
Maqedonia e Veriut ka shtrënguar masat për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit, pas rritjes së rasteve me të infektuar dhe viktima në dy muajt e fundit.
Sipas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të miratuar më 16 nëntor me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, nëpër të gjitha hapësirat e mbyllura, si objektet e gastronomisë, restorante e qendra tregtare nuk do të mund të hyhet pa qenë i imunizuar me dy doza të vaksinës.
Institucionet shëndetësore presin që masat të ngrenë vetëdijen e qytetarëve mbi nevojën e vaksinimit dhe parandalimin e përhapjes së virusit.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në Maqedoninë e Veriut numri i të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në 7,337 persona, ndërsa raste aktive janë 8,331. Gjithsej të infektuar që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 193,000 persona.
Mbi 80 për qind e të infektuarve dhe të vdekurve në dy muajt e fundit janë persona të pavaksinuar.
“Ministria e Shëndetësisë bën apel deri te qytetarët që t’i respektojnë masat dhe të jenë të përgjegjshëm. U bëjmë thirrje qytetarëve, të cilët ende nuk janë vaksinuar, që sa më shpejt ta kryejnë këtë proces. Vetëm me imunitet kolektiv do ta mundim virusin”, thuhet në një njoftim me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë, duke bërë të ditur se vendi tashmë ndodhet në valën e pestë të virusit.
Rreth 57 për qind e popullatës mbi 40 vjeç është vaksinuar me dy doza dhe 33 për qind e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit Kompania ajrore zvicerane zgjat pezullimin për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa fluturimet për... -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale”














