Maqedonia
Maqedonia e Veriut, me kryeministër shqiptar?
Ministri i jashtëm Bujar Osmani tha se do ta thyejnë edhe këtë kështjellë, qoftë edhe për një ditë
Si pjesë e marrëveshjes së koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut është një klauzolë se cila i garanton shqiptarëve postin e kryeministrit në vitin e fundit të mandatit.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha në një intervistë ekskluzive në A2 CNN se kjo pjesë e marrëveshjes do të përmbushet, qoftë edhe për një ditë të vetme.
“Ka qenë strategji e jona të thyejmë këto “kështjella të qeverisjes” në baza etnike. Ju e dini çfarë ndodhi kur u zgjodh për herë të parë kryetari i parlamentit shqiptar. Kur u zgjodh për herë të dytë nuk ishte më lajm për shkak se u bë pjesë e normalitet, që ky shtet është i përbashkët i maqedonasve dhe shqiptarëve. E njëjta me ministrin e Jashtëm. Me kryeministrin është e njëjta gjë. Për ne është me rëndësi që edhe një ditë të vetme të jetë kryeministri shqiptar. Në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të mos jetë më e rëndësishme nëse kryeministri është shqiptar apo jo”, tha ai, transmeton Albinfo.ch.
I pyetur se cili mund të jetë emri i kryeministrit të parë shqiptar, Osmani tha: “BDI është një akademi politike dhe mos keni dilema se do të ketë shumë alternativa nga mund të zgjidhet”.
Ministri shqiptar në kabinetin e Zaev shtoi se statusi i shqiptarëve është transformuar rrënjësisht që me Marrëveshjen e Ohrit. “Sot kemi krerët e institucioneve shqiptarë, kryetari i parlamentit, unë si ministër i Jashtëm, ministri i Financave, i ambientit e shumë të tjera. Kemi krijuar një situatë bashkëudhëheqëse, shqiptarët janë bërë pjesë e rëndësishme të ekonomisë së vendit”, shtoi ai.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Kurti sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen Derisa procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë ka hyrë në javën e fundit, kryeministri Albin...
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
I akuzuari për tregti me drogë: “Jam eksploatuar nga bosi im në Shqipëri” Në Zvicër ai vuri re se paga mujore e premtuar prej 3000 frangash ishte qesharake, duke...
-
A mund të marr nënshtetësinë zvicerane dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Trashëgimia në Zvicër: Ligjet e shtetit duhet të ndjekin shtetasit e dyfishtë?
-
Historia e Nemo-s që fitoi Eurovizion-in
-
Cili qytet në Zvicër ka më shumë gjasa të presë Eurovision 2025?