Kosova
Marketet, me orar të caktuar të punës
Rrjeti i shitësve me pakicë ka marrë vendimin që marketet në tërë vendin të punojnë vetrëm 12 orë në ditë. Nga dita e martë, marketet në tërë vendin do të punojnë me orar të shkurtuar.
Për shkak të gjendjes së krijuar nga përhapja e virusit Covid-19, dyqanet që shesin produkte ushqimore kanë punuar me orar edhe më të gjatë se në ditët e zakonshme.
Drejtoresha e Rrjetit të Shitësve me Pakicë, Yllka Metaj, ka thënë për Express se një ndër arsyet e shkurtimit të orarit është edhe përkujdesja ndaj punonjësve të marketeve.
“Vendimi është marrë për krejt pikat e shitjes në tërë vendin. Për shkak të punëtorëve, pasi edhe transporti publik është ndaluar dhe shumica e punonjësve udhëtojnë”, ka thënë Metaj.
Ndërkohë, në postimin e Rrjetit të Shitësve me Pakicë në Facebook, bëhet e ditur se orari i ri i marketeve do të fillojë të zbatohet që nga dita e martë.
“Ne jemi duke punuar bashkarisht dhe që të jemi në përputhje me gjendjen e jashtëzakonshme të shëndetit publik ju njoftojmë që rrjetet e dyqaneve me produkte ushqimore do të punojnë me orar prej orës 08:00 deri në 20:00. Vendimi do të fillojë të zbatohet nga data 17 mars 2020”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”
















