Kosova
Marrëveshja mes Serbisë dhe Rusisë për gazin rus
Reagojnë pozita e opozita në Kosovë
Dje është arritur një marrëveshje mes Serbisë dhe Rusisë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, patën një bashkëbisedim, ku arritën marrëveshje për furnizim me gaz të Serbisë, në një kohë kur Perëndimi po i rrit sanksionet pas agresionit rus në Ukrainë.
Vuçiq, në deklarimin për gazetarët pas bisedës me Putinin, ka thënë se me të ka folur për disa tema, por se kryesorja ishte marrëveshja për importin e gazit nga Rusia dhe çmimin e tij. Ai këtë marrëveshje e cilësoi si “të favorshme”.
“Unë dhe Putin patëm një bisedë shumë të mirë. Biseduam për disa tema të ndryshme. Gjëja më e rëndësishme për ne janë marrëdhëniet tona dypalëshe. Për ne çështja më e rëndësishme është skadimi i marrëveshjes së gazit pas afatit dhjetëvjeçar më 31 maj. Ajo që mund të them është se ne kemi rënë dakord për elementët kryesorë që janë shumë të favorshëm për Serbinë”, tha presidenti serb.
Pas marrëveshjes Vuçiq-Putin, kanë ardhur reagime nga pushteti në Kosovë dhe partitë opozitare.
Shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se Serbia në vend se të përafrojë qëndrimet me BE-në, ajo po bashkëpunon me Rusinë dhe ka pyetur se deri kur do ta tolerojë Bashkimi Europian këtë sjellje të Serbisë.
“Putin dhe Vuçiq u pajtuan në një telefonatë sot që Rusia të vazhdojë të furnizojë Serbinë me gas natyral dhe dy vendet do të vazhdojnë të përforcojnë partneritetin e tyre. Serbia, një vend kandidat i BE-së, në vend se të përafrojë sanksionet me BE-në, thellon bashkëpunimin me Rusinë. Deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?”, ka shkruar Vela.
Edhe kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj vazhdimit të furnizimit të Serbisë me gazin rus, duke thënë se Beogradi zyrtar me këtë po ua kthen shpinën politikave evropiane dhe se ka zgjedhur qartë se kujt ia mban anën në agresionin rus në Ukrainë.
“Ky është një veprim i planifikuar mirë i përkrahjes së agresorit (për të paktën tri vjet të tjera) dhe injorimit të plotë të përputhshmërisë me politikat e BE-së. Tani kushdo që del përpara duke mbrojtur atë që nuk ka mbetur asgjë për t’u mbrojtur, është qartësisht që po anashkalohet”, ka shkruar Kusar-Lila në Twitter.
Ka reaguar edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se kjo marrëveshje është dëshmi e qartë se Vuçiç po manipulon BE-në dhe Perëndimin në temat kryesore strategjike.
Tahiri shton tutje se implementimi i projektit të Gazjellësit Amerikan do të ishte përgjigja më e mirë ndaj marrëveshje.
“Marrëveshja Vuçiç – Putin është një dëshmi e qartë se sa shumë Vuçiç po manipulon BE-në dhe Perëndimin në temat kryesore strategjike: Agjenda integruese në BE; Dialogu Kosovë – Serbi; dhe Mbështetja Pro Ukrainës.Çfarë tjetër duhet bërë Serbia për të hapur sytë Brukseli zyrtar, apo atje po mendojnë se “Ballkani i Hapur” është përgjigja!! Qeveria duhet urgjentisht të marrë vendim pozitiv për projektin e gazsjellësit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo do të ishte përgjigja më e fuqishme kundër marrëveshjes Vuçiq-Putin”, ka shkruar Tahiri.
Kujtojmë se Kremlini ka publikuar komunikatën zyrtare të bisedimit në të cilën përmendet edhe Kosova.
“U diskutuan në detaje çështjet e agjendës aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, duke përfshirë hapat për zgjerimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik me përfitim reciprok. Në veçanti, u ra dakord që Rusia të vazhdojë të furnizojë Serbinë me gaz natyror të pandërprerë”, thuhet në komunikatë.
“Shkëmbimi i mendimeve vazhdoi për një sërë temash ndërkombëtare: situatën në Ukrainë dhe zhvillimet rreth Kosovës”, shkruhet tutje në komunikatë.
E-Diaspora
-
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” Ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI akuzon Altmanin për sjellje kontradiktore, ndërsa gjyqi po hyn në javën... -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
Solistet nga Kosova shkëlqejnë në festivalin ndërkombëtar “Rising Stars” -
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













