Lifestyle
Martesa i ndryshoi jetën Lara Gut-Behramit
Skiatorja e njohur zvicerane ka folur edhe për të ardhmen, duke treguar se dëshiron të bëhet nënë
Skitarja e njohur zvicerane Lara Gut-Behrami (27) nuk do të largohet nga ky sport, por ajo tani është shumë e lumtur me jetën e saj si bashkëshortja e Valon Behramit.
Lara dhe Valoni u martuan para 250 ditëve, në “Ditën më të mirë të jetës së saj”, siç thotë ajo, derisa ka shuar spekulimet se është shtatzënë, shkruan ‘Blick’.
“Unë dua të bëhem nënë herët ose vonë”, thotë ajo. Por, asgjë nuk është me nxitim. “Kam disa vjet të bukura në pistën e skive dhe shpresoj të vazhdoj kështu deri në moshën 33-vjeçare”, thekson ajo, përcjell albinfo.ch.
Javën e ardhshme ajo do të mbushë 28 vjet. “Tani e tutje, sportet nuk janë prioriteti im i vetëm”, thekson Gut-Behrami.
Duket se martesa ia ndryshoi jetën. “Falë Valonit, kam kuptuar edhe shumë gjëra të tjera. Mendoj vetëm për skitari, por kjo ka ndryshuar”. Skitarja e njohur zvicerane jeton në Udine, aty ku aktualisht luan Valon Behrami, përcjell tutje albinfo.ch.
Gjithsesi, ajo është një skitare e jashtëzakonshme, derisa në shkurt të vitit 2017, kishte këputur ligamentet duke ndikuar në karrierën e saj. Megjithatë, Lara, shpreson që të kthehet sa më shpejt në maje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës Shtëpi në Lucernë përfshihet nga flakët, evakuohen tre persona... -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud













